Diaspora shqiptare po i bashkohet protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.
Shqiptarët në Holandë organizuan një tubim në Hagë, ku përmes këngëve dhe thirrjeve patriotike shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera ku jetojnë komunitete shqiptare, duke reflektuar solidaritetin e diasporës me zhvillimet politike në vend.
Protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, luftë më të fortë kundër korrupsionit dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ndërkohë, për sot është paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare në Shqipëri, e cila shënon ditën e 11-të të mobilizimit qytetar.
© Panorama.al












