
VLORE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot në shtëpinë e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, ku ka ngushëlluar personalisht familjen e tij. Ai ishte I shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj dhe anëtarë të Kabinetit
Topi i ka hsprehur familjes dhimbjen e thellë për këtë humbje të rëndë, e cila sipas tij, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë, sistemin gjyqësor.
“Nuk gjej fjalë për t’ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Duke dënuar ashpërsisht këtë akt kriminal e barbar të paprecedent, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë duke ju siguruar njëkohësisht se shteti shqiptar dhe të gjitha strukturat përkatëse të zbatimit të ligjit po punojnë intensivisht për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë!” – u shpreh Presidenti Topi.











