Vrasja e fëmijës, pranga autorit të dytë të ngjarjes

Jul 4, 2012 | 9:39
Vendi i ngjarjes në Mamurras

Arrestohet shtetasi, Altin Shkreta, 29 vjeç,  autori i dytë i vrasjes së 9- vjeçarit nga Kurbini rreth një muaj më parë.

Policia njoftoi se Shkreta u arrestua në aksin Mamurras- Lezhë, ndërsa ishte duke i dhënë makinës.  Më parë policia kishte arrestuar vëllain e tij, Vladimir Shkreta, bashkëautorë të vrasjes. 9- vjeçari, u vra më 5 qershor  në prehrin e nënës së tij, teksa kthehej nga shkolla.

Shënjestra e krimit ka qenë xhaxhai i viktimës, 62-vjeçari Muharrem Llani nga fshati Shpërdhet i Kurbinit, tregtar i materialeve të ndërtimit në Mamurras.

Dy vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta, 29 dhe 33 vjeç, i kanë zënë pritë viktimës në momentin që ai po kthehej në banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në kohën kur Muharrem Llani po shoqëronte kunatën e tij dhe nipin 9-vjeçar, i cili po kthehej nga shkolla e qytetit të Mamurrasit.

Dy personat e dyshuar për ngjarjen e rëndë i kanë zënë pritë në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Bushneshit”. Ata janë fshehur aty dhe, sapo kanë konstatuar mjetin që po afrohej me shpejtësi të ulët për shkak të rrugës së amortizuar, kanë qëlluar në mënyrë të befasishme me breshëri me armë zjarri “Kallashnikov”.

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën burg pa afat për Vladimir Shkretën, i cili pranoi krimin në sallën e gjyqit.

© Panorama.al

Te lidhura