Policia ka nxjerrë një komunikatë zyrtare për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Biznesmeni Edmond Mehalla, 43 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Trupi i tij u gjet brenda një automjeti të parkuar rreth orës 20:35, sipas njoftimit paraprak të policisë.
Forcat policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Autorët ende nuk janë identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
© Panorama.al












