Vrasja e Bin Ladenit, film. Pentagoni heton “spiunimin”

Jan 7, 2012 | 12:27

Regjisorja Katerin Bigelou ka vendosur të realizojë një film mbi vrasjen e sheikut të terrorit, Osama Bin Laden. Regjisorja e njohur për filmin e shumëvlerësuar mbi luftën në Irak, “The Hurtlocker”, thuhet se ka siguruar disa informacione, që sipas Pentagonit janë “top sekret”. Për këtë Dikasteri Amerikan i Mbrojtjes ka nisur një hetim, nëse Shtëpia e Bardhë vërtet ka lejuar që Hollivudit t’i kalojnë informacionet sekrete. Osama Bin Laden u vra në fillim të muajit maj nga një skuadër elite amerikane, “Navy Seal Six”, në rezidencën e tij në Abutabad, Pakistan. Mbeten ende shumë mistere për detajet e këtij operacioni dhe varrosjen e Bin Ladenit, si dhe fotot e trupit të tij. Operacioni ka krisur thellë marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA-ve. Njoftimi mbi hetimin e Pentagonit u bë në Komisionin Parlamentar për Sigurinë e Brendshme nga kryetari republikan e tij, Peter King, i cili prej gjashtë muajsh e ka fokusuar vëmendjen dhe pyetjet drejtuar CIA-s e Pentagonit në këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura