Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë (8 qershor) në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:25 është marrë informacion se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para procedurale.
Nga hetimet paraprake dhe provat e administruara deri tani, dyshohet se Baloshi është qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Dervish Luzha’, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa forca të shumta policore po zhvillojnë kontrolle intensive në terren për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Njoftimi i policise
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi Ardian BaloshI është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Sadik Llanaj rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.
Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje.
© Panorama.al












