DETAJE/ Vrasja e Ardian Baloshit në Kamëz, viktima e autori banorë të zonës! Kalimtarët e rastit e dërguan në spital! Llanaj u largua me makinë

Jun 8, 2026 | 13:01

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Ardian Baloshit mesditën e sotme në Kamëz, prej Sadik Llanajt.

vrasja kamez

Gazetarja Xhensila Kodra zbulon se të dy janë banorë të zonës. Sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Viktima është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit.
Autori Sadik Llanaj ka qenë duke lëvizur me një makinë me të cilën është larguar pasi kreu vrasjen.

Ardian Baloshi ndodhej me persona të tjerë kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij. Sipas burimeve dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm,

© Panorama.al

Te lidhura