Vrasja e 17-vjeçarit, djemtë e fshatit sherr për parkimin

Sep 6, 2012 | 12:50

Viktima 17-vjeçar, Daniel Bardhoci

LEZHE/ Katër në pranga. “Luftuan” me kallashë, pistoleta e armë gjahu.

Katër persona janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë në Blinisht të Lezhës, ku 17-vjeçari Daniel Bardhoci mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa bashkëmoshatari i tij i plagosur. Sipas Policisë, të arrestuarit janë Osvaldo Marku 17 vjeç, Nikolin Gjoka 21 vjeç, Gabriel Marku 20 vjeç dhe Mateo Prendi 24 vjeç, që të gjithë banorë të Kallmetit. Siç mësohet, dy prej të arrestuarve u janë gjetur me vete një armë gjahu, ndërsa të plagosurit Osvaldo Markut iu gjet një pistoletë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura