“Votoni për ne më 11 maj që t’i themi BE-së ‘po vijmë’”- Rama: Opozita premton 500 euro pensionet dhe 5 cent naftën, e thonë se s’kanë gjë në dorë

Mar 26, 2025 | 11:31

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra, ka kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj, duke thënë se vetëm me PS mund të arrihet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Euopian.

Rama theksoi se është një mundësi historike dhe se “adresa e duhur është vetëm PS.”

“Adresa e duhur është vetëm PS, pjesa tjetër është budallallëk. Partia më e re sot është PS. Në datën 11 maj votoni që ne të jemi bllok dhe ti them BE-së po vijmë. Kur këtu më 12 maj të numërohen vota, ata që punojmë për integrimin, nuk duhet të shohin televizor duke thënë sesi o del Shkodra. Nuk duhet të ndodhë. Kjo është një mundësi historike”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për programin “Shqipëria 2030”, duke thënë se është program qeverisës, ndërsa për opozitën tha se thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe 5 cent naftën sepse nuk kanë gjë në dorë.

“Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale, ne kemi për çdo fushë një mal me strategji , me plan me të gjitha. Është program qeverisës, jo hajde të kapim ndonjë gjë se nuk kemi gjë në dorë edhe po i themi do i bëjmë pensionet 500 euro dhe naftën 5 cent. Këto i thotë kush nuk ka gjë në dorë dhe nuk e provon dot. Për t’u dhënë ndonjë punë, ndonjë rrogë dhe për të parë cirk me këta që dalin për propozime të çuditshme me e çu votën… megjithatë ka lloj lloj shijesh dhe njerëzish. E rëndësishme është se merren me ne, s’lënë gjë pa thënë për ne dhe na tregojnë me gisht”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura