Volfarth: Presidenti të zgjidhet me konsensus

Jan 9, 2012 | 15:01
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-se ne vendin tone, ambasadori Eugen Volfarth ka deklaruar sot se presidenti i ardhshem i Shqiperise duhet te zgjidhet me konsensusin e paleve politike.

Sipas tij, gjithcka duhet te behet ne konsensus e dialog mes palkeve, pasi edhe integrimi si kusht kryesor ka dialogun.

“Është e rëndësishme të shtrohet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe vizita që pata sot me Avokatin e Popullit tregon se ajo që nevojitet për të shfrytëzuar këtë rrugë mbetet konsensusi dhe dialogu që sot janë mundshme për t’u realizuar”- tha ambasadori.

Ai theksoi se 127 votat që Avokati i Popullit, Totozani mori janë një fakt inkurajues dhe te rëndësishme.

“Kjo tregon vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme sic është e drejta e njeriut dhe shtetit ligjor, dhe shpresoj të kemi një konsensus për presidentin sapo të kemi kandidatët e parë”,-tha ai.

Deklarata u be pas nje takimi qe Avokati i Popullit zhvilloi me ambasadortin Volfarth.

© Panorama.al

Te lidhura