
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfarth ka ftuar partitë politike të vazhdojnë dialogun e nisur, duke kujtuar se konsensusi është kusht për integrimin.
Në një deklaratë për mediat, i pyetur për hetimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, Volfarth ka deklaruar se ai nga cdo funksionar i lartë pret përkushtim në detyrën që kryen. Sipas ambasadorit, në parlament të diskutohet për funksionarët e lartë.
“Nga një zyrtar publik do të prisja t’i përkushtonte të gjithë kohën detyrën që ai është emëruar. E shoh jo vetëm legjitime që të bëhen pyetje të nevojshme por dhe të jepen përgjigjet në Parlament pasi e shoh parlamentin vendin e duhur për këtë. Një zyrë duhet të respektohet dhe zyra duhet funskionojë ashtu siç duhet. Për sjellje të funskionarëve të lartë besoj se për diskutime të tilla është parlamenti vendi ku mund të diskutohet” tha ai.
I pyetur nga mediat për largimin e opozitës nga Komisioni i Ligjeve një ditë më parë, ambasadori ka thënë se ajo nuk ka qëndrim kundër Kushtetutës.
© Panorama.al











