Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një të moshuari

Sep 13, 2011 | 17:14

VLORE- Trupi i pajetë e një personi ende të paidentifkikuar është gjetur në bregun e lumit Vjosa, në afërsi të fshatit Poro.

Ende nuk dihen rrethana në të cilat viktima ka gjetur vdekjen, ndërsa policia njofton se personi i gjetur është një i moshuar i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë gjetur viktimën, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Mësohet se viktima është çuar menjëherë në morgun e spitalit të Fierit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka humbur jetën i moshuari.

© Panorama.al

Te lidhura