Vllaznia ndal Teutën, “terror” ndaj Dinamos

Sep 26, 2011 | 11:53
Tirana-Pogradeci 3-1

Tirana mund lehtësisht Pogradecin, Flamurtari bën detyrën me Kastriotin, Vllaznia përmbys Teu-tën, Bylis fiton dhe merr kryesimin ndërsa Dinamo humb mes dhunës. Takime mes Tomorrit dhe bluve të kryeqytetit u zhvillua në Lushnjë për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Beratit, por edhe këtu nuk munguan trazirat e shkaktuar nga beratasit. Në minutën e 4-t ndeshja ndërpritet. Tomorri shënon por arbitri Çekaj e anullon golin. Tërbimi i tifozëve ishte i madh e në fushë ka shumë shishe e njëra prej tyre gjysëm e mbushur kap edhe anësorin Bori, i cili qëndron në këmbë. Që të gjtihë kërkojnë llogari se pse ky anullim e më pas janë Arbri, Daiu e Çaushaj që duan që gjithçka të qetësohet. Por s’mbetet me kaq. Në minutën e 51-të, një tjetër moment ndërpreje, kur trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini bëhet pikë referimi me shishe e shegë. Në shishet e hedhura dy janë shishe birre prej qelqi por “xhaxhi” nuk preket prej tyre. Edhe këtu kemi një ndërprerje të gjatë të lojës aq sa edhe virojtësi i krahut të kundërt Çokaj braktis vendin e tij e vjen në mes të fushës. Çekaj nuk pranon që të filloj loja, dhe menjëherë lojtarët e Tomorrit kërkojnë qetësi pasi kështu mund edhe të ndëshkoheshin me humbje të ndeshjes në tavolinë. Në takimet e tjera Tirana fiton sërish, duke vërtetuar edhe njëherë se humbja në javën e parë ishte thjesht aksidentale. Bardheblutë këtë herë e kanë mposhtur Pogradecin me shifrat e pastra 3-1, ku dy gola u shënuan nga Bala. Ndërsa më herët, në Vlorë, Flamurtari mundi pa shumë probleme Kastriotin. Golat e Rajoviç, Veliut dhe Hysës mjaftuan që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota. Në Ballsh vendasit mundën Kamzën duke marrë kryesimin, kjo edhe për shkak të humbjes së Teutës në Shkodër. Golit të Çotës iu kundërpërgjigj menjëherë Vajushi dhe Sukaj si dhe autogoli i Markoviç.

Superiore/ Java 3
Apolonia-Laçi                    1-1

Shënues: Rama 63’/ Ermullai 58′
Skënderbeu-Shkumbini            3-1
Shënues: Kërçiku 16′, Bratiç 18′, Shkëmbi 90′ (p)/ Dervishi 73′ (p)
Flamurtari-Kastrioti                3-1
Shënues: Rajoviç 34′, Veliu 43′, Hysa 76’/ Plaku 90′
Tirana-Pogradeci                3-1
Shënues: G.Lika 44′ (p), Bala 52′, 78’/ Eminhazeri 65′
Bylis-Kamza                    2-1
Shënues: Uashington 43′, Abazaj 72’/ Ziambo 18′
Tomori-Dinamo                2-1
Shënues: Shameti 28′, Bakiu 32’/ Arifaj 47′
Vllaznia-Teuta                    3-1
Shënues: Vajushi 60′, Sukaj 62′, Markoviç 88′ (autg)/ Çota 46′

RENDITJA
Ekipi            ND    F    B    H    P

1. Bylis        3    2    1    0    7
2. Vllaznia        3    2    0    1    6
3. Flamurtari    3    2    0    1    6
4. Tirana        3    3    0    1    6
5. Teuta        3    2    0    1    6
6. Skënderbeu    3    1    2    0    5
7. Apolonia    3    1    1    1    4
8. Tomorri        3    1    1    1    4
9. Kastrioti    3    1    0    2    3
10. Kamza        3    1    0    2    3
11. Shkumbini    3    1    0    2    3
12. Pogradeci    3    1    0    2    3
13. Laçi        3    0    2    1    2
14. Dinamo        3    0    1    2    1

LEONARD KARAJ

© Panorama.al

Te lidhura