Vllaznia “blindon” mesfushën, firmos edhe Erjon Vucaj

Aug 27, 2017 | 14:29

Skuadra e Vllaznisë ka bërë edhe goditjen e 5-të në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar shkodran, Erjon Vucaj, i cili ditën e sotme ka hedhur firmën në kontratë për t’u bërë pjesë e kuqebluve.

Vucaj

Vucaj do t’i bashkohet menjeherë skuadrës në stërvitje. Me afrimin e 26-vjeçarit, mesfusha e Vllaznisë duket e “blinduar”. Një rikthim në shtëpi për shkodranin pasi kujtojmë që ai ka qënë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2007-2008, duke u aktivizuar vetëm 1 takim.

Në të kaluarën mesfushori shtatshkurtër ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit, Flamurtarit dhe Tiranës.

 

© Panorama.al

Te lidhura