Vlerësime maksimale për filmin “Zonja e Hekurt” e Meryl Streep

Nov 15, 2011 | 18:41

“The Iron Lady”(Zonja e Hekurt) pritet të dalë në kinematë botërore më 6 janar të vitit 2012, ndërsa një ditë më parë është publikuar trileri i filmit.

Fituese e çmimit Oscar, aktorja Meryl Streep portretizon në këtë film ish kryeministren britanike, Margaret Thatçer.

Një ditë më parë aktorja Streep në një formë perfekte, pavarësisht moshës, pozoi përpara gazetarëve gjatë prezantimit të filmit.

Kritika profesioniste e ka vlerësuar maksimalisht filmin, dhe sidomos lojën e Streep.

Kevin Maher nga “The Times”, tha për filmin e ri se, “Streep ka gjetur gruan pas një karikature”

Më pas, David Gritten nga “Telegraph” tha: “Çmimet duhet të vijnë njëri pasi tjetrit për Streeps, pasi ajo ka shkëlqyer në film”

Kritiku i “The Guardian”,  Xan Brooks e komentoi performancën e Meryl Streep si të habitshme për të gjithë, por të përsosur”

Ai tha se prezenca e Streep në këtë film është një armë e madhe për suksesin e filmit.

Filmi është përqëndruar në vitet 1979- 1990 kur kryeministre e vendit ishte Margaret Thatcher. Ishte koha kur Britania e Madhe po përballej me ndryshime ekonomike dhe sociale.

 

© Panorama.al

Te lidhura