Bolonja zyrtarizoi sot Domeniko Tedeskon. Trajneri firmosi kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Për Tedeskon bëhet eksperienca e parë në Itali. Klubi i Seria A nuk humbi kohë pasi Vinçenzo Italiano vendosi të largohet.
Tedesko ndërkohë ishte për herë të fundit pjesë e Fenerbahçes në Turqi. Tekniku italo-gjerman ka një karrierë të pasur në moshën 40-vjeçare.
Vetëm një përfaqësuese ka drejtuar Tedesko deri tani. Bëhet fjalë për atë të Belgjikës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











