Pas marshimit në rrugët e Tiranës, turma e protestuesve ka mbërritur përpara godinës së “Europe House” në kryeqytet, duke vijuar protestën e 17-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qindra qytetarë kanë lëshuar në kor një mesazh drejtuar ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Europian, duke thirrur njëzëri: “Europa është me ne!”
Protestuesit kanë vijuar marshimin pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë. Gjatë gjithë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit janë dëgjuar thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogane të tjera politike.
© Panorama.al















