VIDEO/ Kreu i qeverisë në Berlin, emigrantët shqiptarë e presin me thirrje në kor: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!

Jun 16, 2026 | 22:17

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga emigrantë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare ka dalë nga një takim, disa emigrantë shqiptarë janë mbledhur për ta pritur me thirrje kundër tij.

Në kor, shqiptarët kanë thirrur: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, duke i përcjellë edhe atje mesazhin e 17 ditëve protestë që mbahet para zyrës së tij në Tiranë.

edi rama berlin

“Burg, burg, burg…” dhe “anulo projektin”, “anulo ligjin”, kanë qenë thirrjet e turmës ndaj Ramës, ndërsa ai nuk ka reaguar dhe është futur në makinë duke u larguar.

Kujtojmë se në Tiranë për 17-të ditë me radhë po zhvillohen protesta me një pjesëmarrje masive, ku kërkesa e vetme është dorëheqja e tij nga detyra, bashkë me qeverinë.

© Panorama.al

Te lidhura