Surpriza më e madhe e Botërorit 2026 deri tani është padyshim barazimi pa gola i Kepit të Gjelbër me Spanjën, një ekip pretendent e me shumë ambicie për t’i shkuar deri në fund turneut.

Për skuadrën ishullore ky barazim ishte një rezultat historik në vitin e debutimit në Botëror, teksa e ka ndihmuar edhe të bëjë hapa të rëndësishëm në renditjen e FIFA-s. Falë barazimit me ekipin që mbante vendin e dytë në renditje, Kepi i Gjelbër ka fituar 3 pozicione në klasifikim, duke kaluar nga i 67-i, në vendin e 64-t.
Barazimi ndërkohë bëri që Spanja të humbte pikë e gjithashtu një pozicion, duke rënë në renditje poshtë Francës. Por përveç spanjollëve, rënie në renditje ka pësuar edhe Shqipëria, pasi ajo ishte një nga tre ekipet që humbën vendin falë ngjitjes së Kepit të Gjelbër.
Ajo gjendej në vendin e 66 në klasifikim para kësaj ndeshje dhe tashmë e sheh veten në vendin e 67, duke rrezikuar seriozisht që të humbë edhe ndonjë pozicion tjetër nëse do të vazhdojnë çudirat e skuadrave të vogla në Botëror, pasi ka ekipe si Haiti, Kuraçao e Zelanda e Re që renditen pas kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











