Vjedhje e trafik droge, 5 në pranga, 2 në kërkim

May 10, 2012 | 10:06
Foto ilustruese

LEZHE- Pese persona jane arrestuar dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim nga policia e Lezhes, te akuzuar per vepra te ndryshme penale.

Sipas te dhenave te para mesohet se ne pranga jane vene shtetasit Emiljano Lleshaj, 35 vjeç nga Mamurrasi, i cili akuzohet për vjedhje automjetesh , Arjet Tola 33 vjeç për dhunimin e disa varreve, Agron dhe Arben Metvelaj, të cilët ishin të kërkuar nga Interpol Roma për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe Mariglen Medja për vjedhje të instalimeve elektrike në disa banesa.

Policia ka njoftuar se ka shpallur ne kerkim shtetasit Orgest Asllani dhe Mariglen Fufu, te cilet akuzohen për vjedhje automjetesh.

Materialet ne ngarkim te te ndaluarve i kane kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura