Virgjëresha toples, paradë para Mbretit të Suazit

Sep 6, 2012 | 11:34

Mijëra vajza gjysmë të zhveshura nga e gjithë Mbretëria e Suazit kanë parakaluar para Mbretit të tyre në një ceremoni për të festuar virgjërinë dhe unitetin. Të veshura me funde (pa bluza), rruaza dhe një shall, në njërën dorë heshtat dhe në tjetrën celularin, vajzat kanë kërcyer duke nderuar Mbretin dhe nënën Mbretëreshë, të njohur si e madhërishmja Ajo-Elefante. Festimet ndodhën në Suaz, që është një nga vendet më të varfra të Afrikës, të qeverisura nga sundimi absolut monark. Mbreti Msvati III, i cili ka të paktën 12 gra dhe një pasuri personale prej 200 milionë dollarësh, u përball me protesta të ashpra në vitin 2009, kur vendi i tij ra në recesion dhe vazhdon ende të jetë kështu. Por ky term nuk ekziston për mbretin. Këtë korrik gazeta “Mail&Guardian” e Afrikës së Jugut raportoi se tri nga gratë e Msvatit i janë bashkuar grupit prej 66 anëtarësh të oborrit mbretëror për të shpenzuar për qejf në Las Vegas. Pallati mbretëror i Suazit nuk e përgënjeshtroi.

© Panorama.al

Te lidhura