“Nafta Virgin”, kërkohet gjykimi i 16 personave

Dec 13, 2011 | 20:07

Prokuroria e Rrethit Tirane njoftoi sot se ka paraqitur kërkesën për gjykim për 16 persona si të përfshirë në dosjen e naftës “Virgin”

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta;

Hajri Elezaj , i akuzuar për veprat penale te:

“Mashtrimit” me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

“Falsifikimit te dokumentave”me shume se nje here parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

“Pastrimit te produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

“Largimi i te burgosur nga vendi i qendrimit”  parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal.

Iljas Fisheku i akuzuar për vepren penale te:

“Mashtrimit” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Bledar Rama, i akuzuar për veprat penale te: “Mashtrimit”ne bashkepunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Edmond Ferraj , i akuzuar për veprat penale te: “Falsifikimit te dokumentave” parashikuar nga neni 186/3  i K. Penal.

Arian Daci , i akuzuar për veprat penale te: “Falsifikimit te dokumentave” parashikuar nga neni 186/3  i K. Penal.

Dashamir Kasaj, i akuzuar për veprat penale te: “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248  i K. Penal.

Fadil Abdurramani , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Flamur Merkaj, i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Gazmend Serjanaj , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Genci Prence , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Kadri Hajredini , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Reshat Aleksi , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Vladimir Koteci , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Nikollaq Llozi , i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Fatmir Kaja, i akuzuar për veprat penale te: “Moskallezimit te krimit”  parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Personi juridik Euroil sha.” i regjistruar si person juridik me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.34143 vendimi, datë 12.10.2005, me seli “Rruga Anastas Kulluriati, Nr. 5 Tirane me NIPT K52302801C dhe me përfaqësues ligjor shtetasin Hajri Elezaj, i akuzuar për veprat penale te: “Mashtrimit” me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/2 i  K.Penal.

“Falsifikimit te dokumentave” me shume se nje here parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

“Pastrimit te produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

Sipas Prokurorisë, fajësia në ngarkim të të pandehurve provohet nga;

  1. 1. Procesverbali I kqyrjes dhe marrjes se dokumentave prane shoqeris Armo sha dt. 25.10.2010, 06.11.2010. (kontratat e shitjes se virgin naftes midis Armo dhe Euroil sha, fatura shitjeje tatimore, deklaratat doganore etj.)
  2. 2. Dokumentacioni I ardhur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganes mbi ekportet e virgin naftes per periudhen 2007-2009.
  3. 3. Procesverbali I sekuestrimit I deklaratave doganore te kryera gjate vitit 2009 ne emer te shoqeris Euroil dt. 23.02.2011. (tre deklarata doganore).
  4. 4. Procesverbali i kqyrjes se regjistrave te kapitenierise  Vlore dt. 17.02.2011.
  5. 5. Procesverbal i kqyrjes se regjistrave te portit detar Vlore dt 11.02.2011 dhe 16.02.2011.
  6. 6. Procesverbal i kqyrjes dhe marrjes se dokumentave ne FIETEK, Vlore.( pontili i naftes Vlore )18.02.2011.
  7. 7. Akti i ekspertimit teknik – grafik,  nr. 17 dt. 08.03.201.
  8. 8. Akti I ekspertimit teknik – grafik nr.61 dhe  61/2 dt.14.10.2011.
  9. 9. Aktet e ekspertimit kontabel dt. 06.04.2011 / si dhe aktet e ekspertimit kontabel plotesues. .
  10. 10. Procesverbali I pergjimit ambjental si dhe procesverbalet e transkriptit te bisedave telefonike te kryera midis shtetasve Hajri Elezaj, Iljas Fisheku, Martin Fisheku, Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj etj.
  11. 11. Deklarimet e shtetasve Dritan Prifti, Rezart Taci, Genci Koka, Arben Shehu, Rustem Rustemaj, Clirim Pillati etj.
  12. 12. Akti I ekspertimit teknik kompjuterik nr. 2830 dt. 06.04.2011te kompjuterave te sekuestruara shtetasit Hajri Elezaj dt 02.03.2011.
  13. 13. Dokumentacioni i ardhur nga Ministria e Brendshme me shkresen e dates 24.03.2011mbi procedurat e prokurimit me objekt “Furnizimin me karburante” ne emer dhe per llogari te Kryemininistris, Ministrive, dhe Institucioneve te varesise” perkatesisht ne datat 06.05.2009, 15.07.2009, 20.10.2009, 04.11.2009.
  14. 14. Shkresa nr. 3475 dt. 02.11.2010 dhe  3874/1 dt.25.11.2020 e IQT.
  15. 15. Procesverbali I kqyrjes se regjistrit te raport analizave prane IQT dt. 28.09.2011.
  16. 16. Aktet dhe provat e tjera qe ndodhen ne proçedimin penal nr.4155 te vitit 2010.

Çfarë është nafta “Virgin”

“Virgin nafta”  e njohur me emrin teknik “benzine e Hidropastruar” nuk eshte produkt i gatshem per tregtim ne tregun shqiptar. “Vergine nafta” eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Virgin nafta sherben si lende e pare per prodhimin e benzinave me numer oktani te larte ( mbi 95 oktan), si rrjedhim ky nenprodukt blihet me qellimin e vetem per tu eksportuar jashte shtetit.

Pas hetimeve të Prokurorisë rezultoi se përgjatë viteve 2007-2009 në kundërshtim me ligjin nafta “virgine” ishte shitur në tregun vendas edhe pse ishte produkt i destinuar për eksport.

© Panorama.al

Te lidhura