“Batman”, flamujt amerikanë në gjysmë shtize

Jul 21, 2012 | 11:44

Presidenti amerikan, Barak Obama ka urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha institucionet shtetërore, në ambasada dhe në bazat ushtarake, të ulen në gjysmë shtize, në nderim të viktimave të sulmit në një sallë të kinemasë në Kolorado.

Në këtë pozicion flamujt do të qëndrojnë deri më 25 të këtij muaji. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se me këtë veprim nderohen viktimat e “dhunës së pakuptimtë” në Aurora të Denverit, ku një 24 vjecar i armatosur vrau 12 vetë dhe plagosi 58 të tjerë.

Sulmuesi Xhejms Holms, 24 vjeçar, është arrestuar nga policia. Incidenti i rëndë ndodhi gjatë shfaqjes së premierës së filmit Betmen, “Ngritjet e kalorësit të errësirës”.

© Panorama.al

Te lidhura