UPDATE- Pritet fjala e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rezultatin zyrtar qe percakton edhe fituesin e kreut te ardhshem te bashkise se Tiranes.
Tashme ka marre fund numerimi, nderkohe qe pritet perditesimi i informacionit zyrtar qe del nga KQZ-ja per te pare zyrtarisht se kush kryesoi ne kete gare tejet te ashper, ndare gjithsesi me nje rezultat teresisht minimal votash.
Ne tabelen e KQZ-se jane te hedhura ende te dhena per 484 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.
Deri në këto momente, Basha ka marrë 124 459 vota, kundrejt 124 403 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin. Diferenca mes kandidateve ngushtohet edhe me, po Basha mban gjithsesi kryesimin.
Basha mori kryesimin në garen e forte per kryeqytetin, në orët e para të mëngjesit të se enjtes, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.
© Panorama.al











