Vijon numërimi në rrethe, garë e fortë në Durrës

May 10, 2011 | 9:34

TIRANE- Numerimi gjate oreve te vona ka sjelle ndryshim rezultatesh paraprake edhe ne Durres.

Sipas te dhenave te komisionit Qëndror i Zgjedhjeve kandidati i “Aleancës për qytetarin” Ferdinand Xhaferri kryeson me 8992 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako, i cili ka marrë 8980 vota.

Te dhenat flasin per nje gare te forte mes kryebashkiakut aktual dhe kandidatit Xhaferaj.

Ne Shkoder, numerimi i deritanishem nxjerr ne krye kandidatin demokrat, Lorenc Luka me 4185, nderkohe qe rivali socialist Uruci ka 2498 vota.

Ne Vlore, vazhdon te jete ne avantazh te thelle kryebashkiaku aktual Shpetim Gjika me 10732, nderkohe demokrati Kollozi ka marre 8689.

Ne avantazh mbetet edhe kreu aktual i bashkise se Korçës Niko Peleshi me 8630 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 7000 vota.

Në bashkinë e Lushnjes kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 6445 vota, nderkohe qe rivali i tij i “Aleancës për qytetarin” Albert Sanxhaku, ka marrë 4353 vota.

Në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini ka bere dukshem diferencen dhe vazhdon te kryesoje me 7461 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 4985 vota.

Në Fier, kandidati i “Aleancas për të ardhmen” Baftjar Zeqaj kryeson qe nga nata e pare e numerimit, nderkohe qe sot numeron 8297 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 5891 vota.

Në bashkinë e Kamzës kandidati i “Aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu kryeson me 10712 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 8753 vota.

Fitoret deri tani

Aleanca për të ardhmen, sipas të dhënave të KQZ-së ka fituar në këto bashki; Ballsh, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Ura Vajgurore, Krume, Rubik, Ersekë, Himarë, Sarandë, Burrel

Ndërkohë, Aleanca për qytetarin; Lezhe, Bilisht, Kukes, Bajram Curri, Peshkopi, Fushe Arrez, Puke, Leskovik, Delvine, Bulqize, Librazhd

 

 

© Panorama.al

Te lidhura