KAKAVIJE- Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen përmes Kakavijës. Ndonëse fillimjave, në pikën kufitare të Kakavijës, në 24 orët e fundit, kanë hyrë rreth 5 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim rezident në Greqi si dhe 1300 automjete prej të cilave 67 autobuzë.
Ndryshe nga ditët e tjera nuk janë konstatuar rradhë në asnjërën nga anët e kufirit, me përjashtim të orëve të mesnatës kur është edhe koha e ndërrimit të turneve nga ana e kontrollorëve grekë.
Grekët vazhdimisht kanë punuar me gjashtë sportele, ndërsa kontrollorët shqiptarë, kanë punuar me gjashtë sportele në hyrje dhe katër në dalje.
Në 24 orët e fundit, kanë kaluar drejt Greqisë, 2150 shtetas shqiptarë si dhe 500 automjete. Gjendja konsiderohet normale për autoritetet policore kufitare shqiptare të Kakavijës.
Piro Nase
© Panorama.al











