“Vij enkas nga Amerika!”- Protestuesi: Rama të shohë sa njerëz janë në shesh dhe të lexojë deklaratën tonë! Duam qeveri teknike dhe “largim të këtyre politikanëve

Jun 23, 2026 | 19:17


Ka vijuar edhe për ditën e 24 protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.


Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një protestues foli për News24. Ai u shpreh se vjen enkas nga SHBA ku jeton prej 18 vitesh, për këtë protestë.

Ndërkaq theksoi se deklarata e djeshme që lexoi në shesh Dritan Goxhaj janë kërkesat e popullit shqiptar. Rama duhet të dorëhiqet shtoi ai dhe të kemi qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Protestuesi: Kam ardhur nga Peshkopia, Dibra, jetoj në SHBA përtej 18 vjetësh. Kam ardhur vetëm si qytetar. Për ti përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur këtë vend. Sot në FT e ka sharë popullin dje Taulant Balla dhe kryeministri kanë thënë që kanë një problem me atë që lexoi deklaratën më të rëndësishëm të protestës. Me ato pika bie dakord gjithë populli. Do i realizojmë. Unë me miqtë e mi do vijmë me mijëra. Kam ardhur enkas për protestën. Po ti shkojmë prapa kryeministri do biem në rrjedhën e tij. Ai duhet të shohë sa njerëz vijnë në shesh. Nuk merremi me deklaratat e kryeministrit. Kryeministri të dorëhiqet, qeveria të dorëhiqet të shkruhen rregullat e lojës dhe populli të ketë zgjedhje të lira. I them kryeministrit lexo deklaratën. Kjo është një mesazh për mediat që të vijnë në terren dhe të shohin kërkesat e vërteta të popullit shqiptar. Qeveria e tij dhe të Berishës, Metës, Veliaj kanë vërtetuar interesin e kujt kanë. Merremi vetëm me realizimin e kërkesave tona.

© Panorama.al

Te lidhura