“’Fu*k you’, filozofia e pushtetit të Ramës!” – Bardhi reagon ndaj kryeministrit: Përçmim për qytetarët! Dy fjalë për të kuptuar pse epoka jote duhet të marrë fund

Jun 23, 2026 | 18:18

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit në një intervistë për Financial Times, ku iu përgjigj kritikëve të tij me shprehjen “Fuck you”.

bardhi rama fuck you

Bardhi e cilësoi këtë deklaratë si përmbledhjen më të qartë të filozofisë së pushtetit të Ramës, duke e konsideruar atë jo si një humbje nervash apo lapsus, por si thelbin e mënyrës se si, sipas tij, kryeministri e ushtron pushtetin.

““Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin. Përçmim për qytetarët. Përçmim për kundërshtarin. Përçmim për llogaridhënien”, shprehet Bardhi.

Sipas deputetit demokrat, këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime, pasi sipas tij tregojnë qartë raportin që kryeministri ka me qytetarët dhe kritikët e tij.

“Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund”, përfundon reagimi i Bardhit.

Kujtojmë se në intervistën e dhënë për Financial Times, Rama iu përgjigj akuzave që e cilësojnë si drejtues të një sistemi të korruptuar, duke deklaruar: “Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre ta provojnë se jam ‘Kumbari’”, është shprehur kryeministri.

11
Rama për Financial Times

Postimi i Bardhit: 

“Fuck you”

Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.

Në vetëm dy fjalë.

Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.

Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.

“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Përçmim për qytetarët.

Përçmim për kundërshtarin.

Përçmim për llogaridhënien.

Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”

Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.

© Panorama.al

Te lidhura