Kristjan Asllani te rivalët e Interit, mesfushori që u ble për 6 milionë euro bëhet shkak në Itali

Jun 23, 2026 | 17:19

Kristjan Asllani nuk do të qëndrojë tek Interi. Dëshira e palëve është të ndajnë rrugët, ndërsa Beshiktashi dhe Kaljari janë pas mesfushorit të Kombëtares.

asllani

Në Itali janë zbuluar prapaskenat se çfarë do e shtynte Asllanin drejt Kaljarit. Atalanta kërkon Xhanluka Gaetanon nga Kaljari, që paguante rreth 6 milionë euro për ta transferuar nga Napoli.

Nëse Gaetano largohet, Asllani është si alternativë për ta zëvendësuar. Mesfushori shqiptar shfaqet i gatshëm për largimin nga zikaltërit.

Dhe pse eksperiencën me Beshiktash e ka quajtur pozitive, edhe më parë deklarohej se dëshira e tij më e madhe është qëndrimi në Seria A. Te Kaljari ndërkohë do të bëhej shok skuadre me Alen Sherrin.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura