Vidhnin dyqane në Belsh, 9 të arrestuar

Jan 14, 2012 | 11:41

ELBASAN – Nëntë shtetas të shpallur në kërkim që nga viti 2008 e në vijim janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për veprën penale të “vjedhjes”. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, deklaroi se “është finalizuar me sukses operacioni i koduar ‘Liqeni’, duke bërë të mundur dokumentimin e disa ngjarjeve të vjetra si dhe ndalimin e 9 shtetasve, si grup kriminal me tendencën e vjedhjeve”. Të arrestuarit janë shtetasit M.P., 17 vjeç, Ardit Hysa, 18 vjeç, E.P., 17 vjeç, K.F., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Klodian Farka, 22 vjeç, Mairo Pepa, 24 vjeç, P.P., 17 vjeç, Tomi Hysa, 18 vjeç dhe Avni Kasa, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, që të gjithë nga Belshi. Mësohet se në vitin 2008 e në vijim ata kanë vjedhur më shumë se tetë dyqane në Belsh.                    m.s

© Panorama.al

Te lidhura