Vidhet apartamenti i Teuta Kurtit, nga sendet me vlerë te dhuratat e dasmës

Dec 3, 2011 | 13:17

Javës që kaloi, këngëtarja e njohur Teuta Kurti dhe bashkëshorti i saj Dardan Luta, janë befasuar kur janë kthyer në banesën e tyre në Prishtinë. Një befasi jo të këndshme çifti ka përjetuar kur kanë parë apartamentin e tyre të bastisur. Persona të panjohur edhe për policinë deri tani, kanë thyer derën e apartamentit dhe kanë vjedhur gjithçka që kanë gjetur aty, më së shumti sendet me vlerë, përfshirë këtu edhe dhuratat që çifit i kanë ardhur nga shoqëria me rastin e martesës. Meqë dasma e tyre ishte shumë tradicionale, thuhet se Teutës i kanë vjedhur arin dhe pajën, të cilën e kishte përgatitur me rastin e martesës, në të cilën ajo dhe të afërmit e vet kanë punuar për një kohë të gjatë deri në realizimin e saj. Një shumë e majme e parave dhe ari të cilin e kishte marrë dhuratë nga familja e saj dhe e bashkëshortit, tashmë nuk janë në dorë të Teutës dhe Dardanit, por të hajdutëve. Policia e Kosovës ka filluar hetimet në lidhje me rastin në fjalë, por në të gjitha vendet realizohen vjedhje nga hajdutët, e shumë pak kanë fatin të gjenden, por edhe kur hajdutët identifikohen, sendet e vjedhura nuk kthehen. Thuhet se hajdutët ndoshta e kanë njohur çiftin e famshëm dhe kanë ndjekur me vëmendje lëvizjet e tyre, duke shfrytëzuar mungesën e Teutës, e cila është e angazhuar në një program muzikor në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura