Vijojnë protestat e Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet te Kryeministria.
Pas përplasjeve me policinë pasditen e sotme, teksa protestuesit u zhvendosën në krahun tjetër të Bulevardit nga forcat e rendit për shkak të një proteste tjetër atë të Foltores, sërish orët e mbrëmjes të së hënës, Lapaj dhe mbështetësit e tij janë përballur me policinë përpara Kryeministrisë.
Në video dëgjohet teksa Lapaj i thotë njërit prej efektivëve me të cilin po shtyhej se “ty nuk ta harroj fytyrën”.
© Panorama.al












