VIDEOLAJM/ Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! Ja përgatitjet e fundit

May 9, 2025 | 18:14

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin e Ri.

Siç shihet edhe nga pamjet, thuajse e gjithë skena dhe sheshi i takimit janë gati, me mijëra karrige që janë vendosur përgjatë rrugës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës.

WhatsApp Image 2025-05-09 at 15.59.46

Në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.

“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.

Kujtojmë që dita e shtunë, 11 maj do te jete heshtje zgjedhore, ku sipas kodit elektoral partite nuk lejohen te bejne fushate.

 

© Panorama.al

Te lidhura