Biznesmeni dhe aktivisti Erlind Xhindi komentoi gjithashtu edhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë prej javësh kundër tij.
Në intervistën për News24, ai ironizoi përbërjen e qeverisë së tij, teksa tha se ka vendosur në karrigen e Fan Nolit, një deputete si Zegjine Çaushi.
“Rama ka marrë Zegjinenë dhe e ka çuar te karrigia e Fan Nolit. Me këtë i kemi thënë të gjitha. Zegjineja e ka vendin atje ku duhet të jetë jo te karrigia e Fan Nolit.”, u shpreh ai.
POLICIA
biznesmeni ka vlerësua sjelljen e policisë së shtetit me qytetarët. “Ishte një moment historik, duhet falenderuar edhe Policia e Shtetit, ata janë në punë kanë bërë një betim dhe janë solidë, kanë konsumuar me ne ujin dhe ushqimin e shpejtë aty.
Momenti i rrethimit të Kryeministrisë ka qenë një çlirim nga ana jonë, na është dukur vetja të zotët e vendit, një mision për një rrugë shumë të bukur. T’i thërrasë mendjes se do të rrethohet nga 1 mln veta i gjithë institucioni”, tha ai.
© Panorama.al












