Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë nga parlamenti të Agron Shehajt

Jun 22, 2026 | 11:50

Byroja e Kuvendit ka vendosur të lërë në fuqi masën disiplinore ndaj Agron Shehajt, duke e përjashtuar atë për 30 ditë nga punimet e Parlamentit.

agron shehaj

Vendimi erdhi pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët e akuzojnë kreun e Partisë Mundësia se ka ofenduar ministrin e Financave Petrit Malaj gjatë një përplasjeje në sallën e Kuvendit.

Sipas socialistëve, deklaratat e kreut të partisë Mundësia kanë kaluar kufirin e debatit parlamentar, duke sjellë kërkesën për marrjen e masës disiplinore.

Përjashtimi erdhi me pretendimin se Shehaj i është drejtuar ministrit me fjalën ‘maskara’.

© Panorama.al

Te lidhura