VIDEOLAJM/ Ilir Vrenozi ndjek protestën tek News24, habitet me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe ia merr valles

Jun 6, 2026 | 7:23

Ilir Vrenozi ka ndarë pamje nga protesta e qytetarëve një ditë më parë në Tiranë, të cilët u mblodhën për të gjashtën herë kundër qeverisë dhe ndërtimeve në Zvërnec.

vrenozi

Demokrati shihet duke ndjekur protestën në News24, ku është transmetuar live gjatë gjithë kohës tubimi. Ai ia nis duke kërcyer për faktin se sheshi ishte mbushur plot me njerëz.

“Zemra mal”, ka shkruar ai krahas videos të publikuar në rrjete sociale duke kërcyer dhe ndjekur njëkohësisht protestën në News24.

Një ditë më parë, sheshi u mbush sërish nga mijëra qytetarë, të cilët e nisën revoltën e tyre kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec, por është zgjeruar edhe më tej, duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës.

@vrenozvrenozi Zemra mal ❤️ #🇦🇱🇦🇱🇦🇱 #ilirvrenozi #protesta ♬ sunet original – Jean Floryna

© Panorama.al

Te lidhura