Greqia është mbërthyer prej ditës nga moti i keq, katastrofa natyrore dhe stuhia e fuqishme “Byron” që po shkatërron gjithçka.
Jo vetëm dëme të shumta materiale nga era dhe përmbytjet, por edhe rrezikim të jetëve të njerëzve. Mbi 800 km katrorë sipërfaqe shtetërore është përfshirë deri tani nga stuhitë dhe numrat rriten nga ora në orë.
Nga Selaniku dhe Janina, deri në Athinë dhe Kretë, pothuajse i gjithë vendi i gjunjëzuar dhe pamjet filmike kanë bërë xhirot e rrjetit brenda pak orëve.
Pas makinës me anëtarët e një familjeje që rrezikuan mbytjen nga vorbulla e fortë e ujit në spitale ditën e djeshme, sot edhe një tjetër episod dramatik.
Përmbytjet rrëmbyese, përrenjtë e rrëmbyeshëm, mbuluan rrugët në Megara dhe Nea Peramos.
Në foton e bërë publike nga Dimitris Vordos, nënkryetari i bashkisë së zonës, tregon një grua (foto kryesore), e ndodhur në mes të ujit po përpiqet të çlirohet nga automjeti i saj.
Sipas tij lumi në zonën e Kamaras është fryrë sepse uji po rrjedh poshtë drejt Lakkës dhe Almyres, dhe ai rekomandon që banorët të zhvendosen në vende më të larta.
© Panorama.al












