VIDEO/ Vrau gruan dhe veten, i braktisur nga të gjithë, Komunalja e Bashkisë varros 80-vjeçarin Shefit Rrapaj! Zyrtari: Familja s’pranoi të tërhiqte trupin, negociatat dështuan

Mar 26, 2026 | 13:52

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, (foto kryesore) autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, tre ditë më parë në Kuman të Roskovecit,  dhe më pas vetëvrasjes, është përcjellë në banesën e fundit nga punonjësit e shërbimeve komunale të Bashkisë Roskovec.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë kësaj bashkie, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë asnjë rezultat, ndaj në bazë të ligjit ceremonia mortore u krye nga bashkia.

Ndërkohë që Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj, bashkëshorti vrasës u braktis nga të gjithë, pa asnjë lot e asnjë lule në varrin e tij.

kuman roskovec

Vëllai i saj, Ermal Azizaj (foto poshtë), u shpreh dje se “nuk i interesonte fare se ku do varrosej Shefiti, në ndonjë kanal të thellë apo që ta hanin qentë”, por konfirmoi se motrën do e varrosnin në vendlindje.

Sipas tij, 80-vjeçari ishte person problematik dhe grindej gjithnjë. Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për dinamikën dhe shkaqet e krimit të dyfishtë.

ermal azizaj kuman roskovec

Në emisionin “Me zemër të hapur” sot në News 24, (foto poshtë) kryeplaku i Kumanit, Tomorr Metani, rrëfeu detaje nga ngjarja dhe shpjegoi se Policia nuk e kishte vënë asnjëherë në dijeni për problemet e çiftit, prindër të 9 fëmijëve.

zemer te hapur news 24 shefit rrapaj

© Panorama.al

Te lidhura