VIDEO/ Vetë anglezët nxjerrin blof FIFA-n, publikojnë momentin kur ndeshjen ndaj Norvegjisë e vendosi…. teli i kamerës

Jul 12, 2026 | 17:47

Gjykimet e ndeshjeve dhe vendimet që kanë marrë gjyqtarët kanë hedhur hije të mëdha dyshimi rreth ndershmërisë së Botërorit 2026. Dhe as çerekfinalet nuk kaluan pa polemika dhe momente përcaktuese për fatin e ndeshjeve.

MixCollage-12-Jul-2026-05-32-PM-794

Një nga momentet më të diskutueshme ishte ai i golit të barazimit të Anglisë ndaj Norvegjisë. Pasi Bellingam çoi topin në rrjetë, lojtarët norvegjezë protestuan dhe i sinjalizuan kryesorit se topi kishte prekur një nga telat e kamerave mbi fushë gjatë aksionit.

Kryesori bëri shenjë që nuk kishte konstatuar gjë dhe VAR-i gjithashtu. Për më tepër, FIFA doli me një komunikatë zyrtare duke bërë të ditur se sensori i prekjes i vendosur në top nuk kishte sinjalizuar asnjë impakt.

Por si për çudinë e të gjithëve, pamjet 3D që përdor BBC për të ritransmetuar ndeshjen, tregojnë qartësisht se në atë moment topi ka një luhatje krejtësisht të pazakontë. Në shërbimin që ofron BBC me të dhënat e servirura nga FIFA, ai moment i cili ndërtohet mbi të dhënat reale të ndeshjes, e shfaq topin nga pozicione të ndryshme që bën një lëvizje krejtësisht jonatyrale, e që përkon me pretendimet e norvegjezëve se topi kishte goditur një nga telat e kamerave të vendosura mbi fushë.

SHIH (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura