Një statistikë në kufijtë e të pabesueshmes, mesfushori Fabian Ruiz, nuk e ka provuar ende shijen e humbjes me kombëtaren spanjolle, kur ka qenë në fushën e lojës, duke mbetur i pamposhtur edhe pas 48 paraqitjeve me fanellën e iberikëve.

30-vjeçari ka regjistruar 33 fitore dhe 15 barazime, pa pësuar asnjë humbje me fanellën e “La Rojas”.
Ky është një statistikë e rrallë që dëshmon ndikimin dhe qëndrueshmërinë e tij në ekip. Seria e jashtëzakonshme e Ruiz vazhdon të tërheqë vëmendjen e tifozëve dhe analistëve të futbollit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











