Ukraina ka goditur një anije cisternë nafte ruse të “flotës në hije”, për herë të parë “në ujërat neutrale” të Mesdheut, njoftoi sot një burim në shërbimet e sigurisë së SBU-së ukrainase, me Vladimir Putinin që paralajmëroi se Rusia do të kundërpërgjigjet.
Sipas shërbimit të trafikut detar, anijen cisternë “QENDIL” e ka parë për herë të fundit 17 orë më parë, midis Kretës juglindore dhe Libisë, 2000 km larg Ukrainës.
“SBU goditi me mjete ajrore pa pilot një anije cisternë nafte të të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse, “QENDIL”, shpjegoi burimi. “Rusia po e përdorte këtë anije cisternë nafte për të anashkaluar sanksionet” dhe për të financuar “luftën e saj kundër Ukrainës”, shtoi ai.
Zyrtari i SBU-së, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se ishte një “operacion special i ri dhe i pashembullt”, se sulmi u zhvillua më shumë se 2,000 kilometra larg Ukrainës dhe se tankeri ishte bosh në kohën e sulmit. U shpërndanë edhe pamjet e goditjes më dron të cisternës në det të hapur.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke përfshirë se nga u nis sulmi dhe mbi cilat vende mund të kenë fluturuar dronët.
NEW: Ukraine’s SBU hit a Russian “shadow fleet” oil tanker with drones in the Mediterranean, Ukraine’s first such strike.
Target: QENDIL tanker (linked to Russian oil, reportedly empty).
Result claimed: ship critically damaged. pic.twitter.com/hdIyAr8G0a
— Clash Report (@clashreport) December 19, 2025
Meqenëse cisterna ishte bosh, nuk ka kërcënim mjedisor nga operacioni, siguroi burimi, duke shtuar se anija “pësoi dëme të konsiderueshme ” dhe nuk është më në gjendje “për të përmbushur misionin e saj”.
“Armiku duhet ta kuptojë se Ukraina nuk do të ndalet së godituri atë kudo në botë, kudo që të jetë”, shtoi burimi.
Në të njëjtën kohë, Vladimir Putin komentoi sulmin ukrainas ndaj cisternës ruse, duke thënë se ndërsa nuk do të ndërpresë furnizimet, Moska do të përgjigjet.
Ai shtoi se Rusia përgjigjet rregullisht me “sulme shumë më të fuqishme” kundër Ukrainës. Së fundmi, ai paralajmëroi se çdo kërcënim për të bllokuar Kaliningradin e Rusisë “do të çojë vetëm në një përshkallëzim të paparë të konfliktit” dhe mund të çojë në një “konflikt ndërkombëtar në shkallë të gjerë”.
© Panorama.al











