VIDEO tronditëse, momenti kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist në brigjet e Portugalisë!

Dec 5, 2025 | 16:53

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet e Portugalisë, teksa një sërfist brazilian ka përjetuar ndoshta momentin më të keq të jetës në aventurën e tij.

serfisti potugali

Edhe pse profesionist në këtë sport, 58-vjeçari Carlos Burlet duket se “ka lindur me këmishë”.

Ai po bënte surf në Nazaré të Portugalisë, kur një valë gjigante e ‘gëlltiti’ në pak sekonda pas përndjekjes në det të hapur.

Videoja është tronditëse dhe bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit. Shpëtimtarët më në fund arritën ta shpëtonin nga mbytja e sigurt.

Nazaré është bregu më i rrezikshëm në botë për sërfistët, pasi ka dallgë të forta dhe të rrezikshme. Bourlet tani është jashtë rrezikut, por episodi mbetet një paralajmërim për gjithë të tjerët.

© Panorama.al

Te lidhura