Spanja fitoi Botërorin për herë të dytë në historinë e saj. Ishte goli i Ferran Torres në minutën e 106-të, që vulosi fatin e finales me Argjentinën.

Tek Argjentina është piketuar një lojtar, i cili konsiderohet fajtor. Bëhet fjalë për Xhuliano Simeonen, i cili u aktivizua nga stoli.
Simeone ndalon në momentin vendimtar, duke e lënë Torresin që të ishte i vetëm në zonë. Arsyeja është një çmenduri, pasi Simeone vërehet që po rregullon çorapet në momentin kur Torres ndjek aksionin e golit.
23-vjeçarit padyshim që do i kujtohet gjatë ky episod. Lojtari i Atletiko Madrid është në qendër të kritikave për momentin.
Goli i Ferran Torres: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











