Mikel Arteta po bën një punë fantastike këtë sezon te Arsenali teksa është në garë për të gjithë trofetë. Po ai është kryqëzuar në rrjetet sociale për shkak të sjelljes me një tifoz.
Një fans i flaktë i “Topçinjve” mbante në dorë fanellën e djalit të tij të vogël dhe iu lut trajnerit spanjoll për një autograf, teksa ky i fundit ndodhej në makinën e tij.
Arteta vendosi të mos e nënshkruante fanellën dhe u largua ndërsa babai mbeti aty, me fanellën ende në dorë, duke u përpjekur ta ngushëllonte djalin e tij dukshëm të mërzitur.
Një skenë prekëse në të cilën Arteta nuk tregohet aspak human.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











