Një nga vullkanet më aktivë në planet dhe sigurisht më mbresëlënësi dhe i frikshmi, është Kilauea në Hawaii.
Ai ka shpërthyer përsëri, duke vazhduar të “zhurmojë” kohët e fundit dhe të nxjerrë lavë në lartësi shumë të mëdha.
Dje, të martën (23 dhjetor), në këtë vullkan u regjistrua një tjetër shpërthim i madh, i cili nxori lavë të nxehtë në një lartësi prej mbi 420 metrash.
“Episodi 39”, siç është regjistruar në arkivin e USGS, arriti kulmin e aktivitetit të tij sot, një ditë më vonë, duke ofruar imazhe mbresëlënëse për shumë orë.
Vlerësohet se nga dje deri më sot, janë lëshuar më shumë se 10 milionë metra kub llavë.
© Panorama.al












