Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni foli pas humbjes në finalen e Botërorit kundër Spanjës. Teksa doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ai nuk i mbajti dot lotët teksa shpërtheu pas dështimit. Menjëherë pas atij momenti e gjitha salla nisi të duartrokiste dhe Skaloni filloi të fliste sërish.

Trajneri ngriti dyshime se mund ta mbyll dhe me Argjentiën duke u shprehur se: “E vërteta është se nuk kam folur me Leon, përsa i përket çështjes time do të flas me presidentin, pak a shumë e kam idenë se çfarë dua të bëj, do të përmbush kontratën dhe më pas do të shohim. E vërteta është se duhet ta mendoj pasi nuk e di nëse do të arrij diçka kaq të madhe sa kjo. Presidentit i jam shumë mirënjohës për mundësinë që më dha për të qenë këtu. Një vend i ëndërruar nga të gjithë. Më dhemb shpirti, më vjen keq”, ngrihet Skaloni dhe largohet nga salla.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











