VIDEO/ Shpërthen fabrika e municioneve në Rusi, të paktën 12 persona të vdekur!

Oct 23, 2025 | 13:48

Të paktën 12 persona kanë vdekur në qytetin rus të Kopeyskut, rreth 1,600 kilometra larg kufirit ukrainas, pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh.

fabrika rusi

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa autoritetet ruse ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht shkakun e incidentit.

Fabrika, sipas mediave ruse, është një nga njësitë kryesore të prodhimit të municioneve në rajonin e Chelyabinsk.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar hyrjen në zonë.

Videoja e kamerave të sigurisë thuhet se ka kapur momentin e shpërthimit. Ende nuk ka të dhëna nëse shpërthimi ndodhi si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina, teksa pritet bilanci përfundimtar i ngjarjes nga hetimet në proces.

© Panorama.al

Te lidhura