VIDEO/ Rriten tensionet, Rusia teston raketën e re bërthamore “Burevestnik”, Putin: Është e pamposhtur, s’ka tjetër si ajo në botë!

Oct 26, 2025 | 12:17

Teksa tensionet gjeopolitike vijnë në rritje, me një marrëveshjeje paqeje për fundin e luftës që duket ende larg, Rusia ka testuar “Burevestnik”, një raketë të re me energji bërthamore dhe që mund të mbajë një kokë bërthamore.

putin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm informoi Presidentin rus Vladimir Putin, i cili u pa në pamjet e filmuara i veshur me uniformë kamuflazh, duke vizituar zyrën administrative të grupit të forcave të përbashkëta dhe duke u takuar me Gjeneralin Valery Gerasimov dhe komandantët.

Raketa përshkoi një distancë prej 14,000 kilometrash dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë, i tha gjenerali Gerasimov Putinit.

Siç ka deklaruar Putini, 9M730 Burevestnik (“Detari”) është “i padukshëm” për sistemet aktuale dhe të ardhshme të mbrojtjes nga raketat, me një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar dhe një rrugë fluturimi të paparashikueshme.

Në komentet e sotme, Putin , i veshur me kamuflazh, i tha Gerasimov se testet kritike të Burevestnik kishin përfunduar dhe se puna do të fillonte në fazën përfundimtare përpara se të vendoseshin raketat.

Sipas presidentit rus, raketa është “e pamposhtur” dhe vuri në dukje se “nuk ka analoge në botë” pasi ka një rreze veprimi të pakufizuar dhe një shteg fluturimi të paparashikueshëm.

© Panorama.al

Te lidhura