Real Madrid u mposht nga Mançester Siti me rezultatin 1-2. Ky takim nisi në orën 21:00 dhe ishte i vlefshëm për raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve.

Madrilenët e drejtuar nga Çabi Alonso vijojnë në krizë, duke reflektuar situatën e kampionatit. Reali rrezikon seriozisht të humbasë vendin në “Top 8”, ndërsa Siti mban vendin e katërt dhe vijon i qetë.
Sfida u fitua me përmbysje, pasi Rodrigo kishte shënuar fillimisht për madrilenët. Më pas golin e gjetën O’Rajli dhe Haland te Siti. Ky i fundit realizoi me penallti.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Real Madrid 1-2 Mançester Siti
28′ Rodrigo – 36′ O’Rajli, 42′ Haland
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Mbyllet ndeshja, Siti fiton 1 me 2.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
85′ Endrik ndalet nga traversa. Mançester Siti është me fat. (VIDEO)
81′ Vinicius nuk koordinohet si duhet për të vendosur baraspeshën. Pas topit të krosuar, gjuajtja e tij është për t’u harruar. (VIDEO)
77′ Rast i artë për Realin. Rodrigo gjen Viniciusin me harkimin e tij, por goditja e këtij të fundit me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)
62′ Tjetër pritje e Kurtua. Portieri i Realit devijon goditjen e Dokus. (VIDEO)
52′ Rajan Çerki ndalet nga portieri Kurtua, pasi fillimisht goditja e tij devijohet. Mançester Siti pranë golit të tretë. (VIDEO)
51′ Bellingham humbet mundësinë e artë për të vendosur baraspeshën. Parabola e tentuar prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Real Madrid 1-2 Mançester Siti.
45+1′ Kurtua mohon dy herë golin. Fillimisht ishte Haland që provoi në pozicion të favorshëm. (VIDEO)
45+1′ Pretendime për penallti edhe te Reali. Gjyqtari vijon lojën.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ GOOOL! Real Madrid 1-2 Mançester Siti/ Klement Turpin thirret nga VAR për të rishikuar rrëzimin e Haland në zonë nga Rydiger. Mbrojtësi i Gjermanisë ndëshkohet me karton të verdhë, pasi rasti vendoset për penallti. Haland merr përsipër penalltinë dhe e realizon. (VIDEO)
36′ GOOOL! Mançester Siti gjen baraspeshën me O’Rajlin. Madrilenët protestojnë për faull në zonën e tyre. (VIDEO)
28′ GOOOL! Real Madrid 1-0 Mançester Siti/ Rodrigo kalon në avantazh madrilenët pas pasimit të Bellingham. (VIDEO)
18′ Çuameni godet me kokë pas harkimit të Rodrigos. Topi nuk ka kordinatat e duhura dhe përfundon jashtë.
16′ Pretendime për penallti te Reali, por gjyqtari nuk është i atij mendimi. Vinicius fiton vetëm goditje këndi. (VIDEO)
3′ Nis me rast të rrezikshëm për Realin. Valverde provon pas pasimit nga goditja e dënimit, por topi devijohet në këndore. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid – Mançester Siti

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











