VIDEO/ Rama pret në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto: Vizituam Vlorën, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë

Jan 6, 2025 | 23:04

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, me të cilin ka vizituar qytetin e Vlorës, aty ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë.

edi rama

“I nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Yoshiyahu Yosef Pinto është një rabin ortodoks izraelito-maroken që drejton një organizatë globale të quajtur Mosdot Shuva Israel. Me qendër në Ashdod dhe New York City. Revista e biznesit Globes e emëroi atë në vitin 2012 si një nga dhjetë rabinët më të pasur në Izrael.

© Panorama.al

Te lidhura